Lokale - eSIMy

Janë duke vazhduar punimet për kompletimin e Bulevardit të Dëshmorëve në Podujevë, ndërkohë që sot janë mbjellë edhe disa drunj tjerë dekorativë, shkruan Llapi.info.

Siç ka njoftuar Komuna e Podujevës, këto punime nga afër i ka inspektuar kryetari Bulliqi, derisa është thënë se prioritet do të jetë shtimi i hapësirave gjelbëruese.

“Në kuadër të punimeve për finalizimin e projektit të Bulevardit të Qytetit, sot kanë vazhduar punimet me mbjelljen e drunjëve dekorativë. Punimet nga afër i përcolli edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili me këtë rast tha se mbjellja e drunjëve po e kompleton këtë investim dhe po i jep pamje sheshit të qytetit. Ai u zotua se, komuna e Podujevës, do ta trajtojë gjithmonë me prioritet mirëmbajtjen dhe shtimin e hapësirave të gjelbëruara. Në secilin projekt, do ta kemi vëmendjen te ambienti, për ta dhënë kontributin e përbashkët për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm”, thuhet në njoftim./Llapi.info