Lokale - eSIMy

Në Kosovë po vazhdon kontrabandimi me mallra.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Pasjan është ndaluar një serb, të cilit i është gjendur një sasi malli e kontrabanduar.

Nga kontrollet që i janë bërë veturës së të dyshuarit, janë hasur 455 shishe birrë të prodhimit serb pa dokumentacion valid.

Me vendimin e prokurorit, automjeti me gjithë ngarkesën është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”, kurse vozitësi i dyshuar pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.