Janë duke vazhduar asfaltimi edhe i disa rrugëve në fshatin Lladoc të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një postim në Facebook. Ai ka thënë se asfaltimi në këtë fshat do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
“Po vazhdon realizimi i projekteve infrastrukturore në komunën e Podujevës. Në këtë kuadër, sot po asfaltohen rrugë në fshatin Lladoc në një gjatësi prej 400 metra, ndërsa gjatë ditëve në vijim, po në këtë fshat do të asfaltohen gjithsej 1.5 km rrugë. Për të përcjellë ecurinë e punimeve në asfaltimin e rrugëve, sot fshatin Lladoc e ka vizituar nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu, së bashku me drejtorin e Planifikinit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Bujar Hasani”, ka shkruar ai./Llapi.info












