Është duke vazhduar edhe sot aksioni për rrënimin e vilave pa leje buzë liqenit të Batllavës, raporton Llapi.info.
Llapi.info ka siguruar pamjet, ku shihen ekskavatorët duke i rrënuar ato. Portali mëson se sot do të rrënohen katër prej tyre.
Rrënimi i tyre është vazhdimësi i aksionit që u mor në fund të vitit të kaluar.
Drejtoria e Inspektoratit është duke u asistuar edhe nga Policia e Kosovës, ku tani është duke vazhduar aksioni për rrënimin e këtyre objekteve.
Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info: