Kosova formoi Ushtrinë e saj më 14 dhjetor 2018, por ende ka kundërshtime nga disa shtete.

Qëndrimi i paqartë i Bashkimit Evropian për çështjen e ushtrisë së Kosovës është zhgënjyes, mungesa e reagimit të OSBE-së për këtë nismë provokuese të Prishtinës është e mahnitshme, ka thënë përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizata ndërkombëtare, Alexander Lukashevich.

“Përsëri, ne ishim të zhgënjyer me qëndrimin e BE-së, e cila mori përsipër rolin e ndërmjetësuesit në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Brukseli nuk po vazhdojë të ndërhy në shkeljet e së drejtës ndërkombëtare nga Kosova”, tha ai.

Lukashevich theksoi se e gjithë kjo plotësisht diskrediton rolin e ndërmjetësimit të BE-së, e cila është një përgjegjësi e madhe jo vetëm për shkak se negociatat shkuan në qorrsokak, por edhe për shkak të pasojave të mundshme të militarizimit të Kosovës.

Ai gjithashtu ka folur edhe për mbështetjen e pa kompromis të SHBA-së ndaj Kosovës, ku ka thënë se është mbështetje e papërgjegjshme ku çoi në krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Vendimi i paligjshëm i autoriteteve të Prishtinës duhet të tërhiqet menjëherë. Ne u bëjmë thirrje patronëve perëndimorë të Prishtinës ta bëjnë këtë, “shtoi ai.

Lukashvich gjithashtu tha se formimi i ushtrisë së Kosovës përjashton çdo mundësi për të arritur një kompromis politik midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se masa të tilla rrisin rrezikun e një gjakderdhjeje të re në Ballkan./Lajmi.net