Lokale - eSIMy

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Kransiqi Goodman ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka treguar se arsyeja për këtë është gjendja shëndetësore dhe trajtimi që duhet ta marrë çdo muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete. Kështu edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konnjufca, si dhe kryesinë e Kuvendit.”, ka shkruar ajo.