Vasfije Goodman Krasniqi, gruaja e fuqishme kosovare e cila tregoi para disa muajsh rrëfimin se si u dhunua nga serbët gjatë luftës në Kosovë, dhe Saranda Bogujevci – një tjetër grua plot forcë e cila mbijetoi masakrën serbe, por në të cilën mbetën viktimë anëtarë të familjes së saj, do të jenë dy prej folëseve në Toronto, në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.
Konsulata e Kosovës në Toronto do të organizojë me 10 qershor, pra sot, një diskutim me Vasfijen, Sarandën dhe Paul Heinbeeker – diplomat kanadez, trnsmeton KultPlus.
Ngjarja do të organizohet në Queens Park ndërsa dy gratë nga Kosova do të ndajnë me audiencën tregimin e tyre, në këtë përvjetor të rëndësishëm të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe të cilat bënë luftë e gjenocid në Kosovë.