Në varrezat e fshatit Sekiraçë është përcjellë për në banesën e fundit ushtaraku i FSK-së Baki Ejupi, njofton Llapi.info.
Familjarë, miq, bashkëluftëtarë e pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mes lotësh i dhanë lamtumirën nënoficerit Ejupi.
Ai ndërroi jetë pas një ataku kardiak në vendin tij të punës.
Baki Ejupi, qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së./Llapi.info







