Në varrezat e fshatit Jançistë të Malishevës, u është dhënë lamtumira e fundit dy mërgimtarëve (burrë e grua), që vdiqën në aksidentin tragjik në Siboc të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Në ceremoninë e varrimit, përveç familjarëve, morën pjesë edhe zyrtarë komunalë dhe qytetarë të tjerë të shumtë.

Aksidenti tragjk ndodhi mes një veture dhe një autobusi, drejtuesi i këtij të fundit tashmë të arrestuar nga organet e rendit.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Ndërkohë, nesër në vendin e aksidentit do të vendosen kurora lulesh dhe do të protestohet për zvarrtijen e përfundimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë./Llapi.info