“Sot, n’zemrat e boshnjakeve jeton malli! Malli! Malli e merzia! Sot, jet’ e mot!, kurse Bota e Civilizume ngjyhet edhe njihere n’marre!”, janë dy nga vargjet e Fjolla Spancës nga Mitrovica që japin fotografinë e perspektivës së saj për masakrën e Srebrenicës.
Vargje të burimshme të dikujt që po ashtu ka kapërcyer nëpër tmerrin e luftës dhe makthin e mosshpëtimit nga ajo të konstruktuar nga pamje të përditshme të realitetit të atyre viteve të përgjakura.
Boshnjakët më shumë se kushdo tjetër e kanë ndjerë tërbimin e serbëve gjatë luftërave që shpërbënë Jugosllavinë. Shqiptarët e Kosovës nuk mbesin aspak prapa tyre.
Ndaj vargjet e Fjollës mund të ndjehen po aq fuqishëm nga nënat e Krushës, të Mejës e të Studimes; nga secili shqiptar që e ka përjetuar në lëkurë atë llahtari që gjenon në mosdurimin e një kombi për një komb tjetër.
N’ato mahalla ku kafeja nuk ka ma aromë e ajkë si dikur, zemrave ju mungon sheqeri, besa edhe uji! Mungojne buzeqeshjet e atyne’ qe kane vend t’pacenuem n’shpirtin tone!
Fmijte e luftes e dijne bukur mire se qysh asht me jetu çdo dite si me qene e fundit e çdo nate si mos me dal Hana kurre …
Fmijte e luftes i njohin erzat e vdekjes!
Kurse ata qe mungojne … ata qe s’jane … jane n’Bahçe … n’bahçe me erna trandafilash e uje lumenjsh t’paqte!
Sot, n’zemrat e boshnjakeve jeton malli! Malli! Malli e merzia! Sot, jet’ e mot!
kurse Bota e Civilizume ngjyhet edhe njihere n’marre! Prap duhet me i kallxue vetes se kjo Bote asht e padrejte, nihiliste edhe e vogel. Teper e vogel per me e perthekue Dashnine!
spanca.f.






