Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, vlerëson se ai dhe njerëzit e tjerë janë me fat që jetojnë në një periudhë ku luan futboll Lionel Messi.
Superylli argjentinas Messi sërish tregoi gjenialitetin e tij, ndërsa udhëhoqi Barcelonën drejt fitores 3:0 ndaj Alavesit të shtunën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së parë të La Ligas, transmeton “Koha Ditore”. Messi golin e parë e shënoi nga gjuajtja e lirë, duke gjuajtur nën këmbët e lojtarëve kundërshtarë që ishin rreshtuar në murin e gjallë.
“Jemi shumë me fat që jetojmë në kohën kur Leo Messi luan. Është kënaqësi ta kemi në radhët tona dhe ai kurrë nuk ndalon së befasuari”, ka deklaruar Valverde për faqen zyrtare të Barcelonës.
Ai gol i parë i shënuar nga Messi nga gjuajtja e lirë, ishte goli i 6000-të i Barcelonës në La Liga.
Një gol të ngjashëm kishte shënuar Messi edhe ndaj Gironas stinorin e kaluar..






