Valon Maloku, drejtori i First Channel, e ka quajtur sukses të shikueshmërisë, ngjarjen e ndodhur dje në programin “It’s my Home”.
Maloku në vend së të flasë për aktin e dhunës, ka dhënë këtë deklaratë skandaloze mbi numrat e shikueshmërisë së programit, duke e quajtur “sukses”.
Ai këtë deklaratë e dha në Politiko të Kanal 10.
Ndryshe, dje pas aktit të dhunës Policia ka zbarkuar në selinë e televizionit “First Channel”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë është hapur rast për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, pas intervistimit të disa personave.
Përfshihet edhe prokuroria në rastin e “It’s my home”, policia tregon çka ndodhi
Polica zbarkon në “It’s my home” pas rastit të dhunës
Dje është publikuar video ku shihej tek ushtrohej dhunë brenda këtij emisioni.
Siç shihet në video në debat e sipër, një banore goditet me këpucë në fytyrë nga një tjetër banor.
Viktima e dhunës, largohet duke qarë në zë madje askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.
Përkundrazi një banore aty e përkrahë sulmuesin duke i thënë “bravo, mirë ia bëre”.
E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë: “s’jam ardhë unë mem rreh këtu”.
Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.