Lokale - eSIMy

Valon Demolli është kandidati më i votuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Demolli ka arritur t’i grumbullojë 720 vota, të cilat e bëjnë të që t’i kryesojë listës së LDK-së në Llap.  Ai do të jetë për herë të parë pjesë e Kuvendit të Podujevës.

Demolli pasohet nga  Demokrat Hodolli me 646 vota, ndërkohë që listën e përmbyll Qëndresë Haliti.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në këtë  legjislaturë të Kuvendit Komunal do t’i ketë 14 këshilltarë komunalë.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, LDK ka një asamblist më pak, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka rritje për katër asamblistë, parti kjo që do t’i ketë 13 këshilltarë komunalë në këto zgjedhje./Llapi.info

Zyrtare: Këta janë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë

Zyrtare: Këta janë asamblistët e LDK-së në Podujevë

Zyrtare: Këta janë asamblistët e PDK-së në Podujevë