Trabzonspor që po udhëheq garën në Superligën e Turqisë drejt titullit kampion, ka në radar yllin e ri të futbollit tonë, Valmir Veliun.

Veliu që ishte në pritje të kalimit te Galatasaray, duke se transferimi është ndërprerë pasi trajneri Fatih Terim, ka ndryshuar listën e lojtarëve që i dëshiron në klub.

Menaxheri i 21-vjeçarit kosovar që luan te Llapi, Rahman Keçe ka nisur bisedimet me klubin, shkruan Vatan.

Veliu këtë sezon ka shkëlqyer te Llapi me 6 gola dhe 6 asistime në 18 ndeshje.

Sipas Transfermarkt, vlera e Veliut është diku rreth 400 mijë euro.

Veliu u përzgjodh në 11 më të mirët e vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës.