Në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka lindur një vajzë nën 16 vjeç.

Sipas raportit të Policisë e mitura është nga Gjakova dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me një person i cili është në arrati, përcjell Klankosova.tv.

“Është raportuar se në repartin e Gjinekologjisë QKUK, viktima femër kosovare (e mitur) ka lindur fëmijë dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar i cilin gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.