Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë pasi dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij, pas një mosmarrëveshjeje familjare.

Ngjarja ka ndodhur më 12 korrik 2026, rreth orës 17:20. Si pasojë e sulmit, të dyja viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Pas arrestimit dhe intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Fushë-Kosovë 12.07.2026 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.