Lokale - eSIMy

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë dhuruar gjak.

Ushtarët përveç ndimës që po u japin ndihmë qytetarëve në forma të ndryshme, ata vazhdimisht dhurojnë gjak për qytetarët e Kosovës.

Transfuzioni i Gjakut, gjatë vitit organizon dy herë aksione me ushtarët e Kosovës në të gjitha kazermat e FSK-së.

Në postimin e këtij institucioni në facebook, ata kanë falenderuar ushtarët mitrovicas.

Postimi i plotë:

Me date 18.03.2022 dhuruan gjak pjesetaret e Forces se Sigurise se Kosoves ne kazermen ne Mitrovice.
Falenderojme te gjithe ata qe dhuruan gjak.
Shendet❣️