Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë u shënua 14 Qershori, Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut.

Aktivitetit të dhurimit të gjakut iu bashkuan edhe 60 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Me këtë rast, shefi i Departamentit të Planifikimeve, Sefer Isufi, para mediave dhe të pranishmëve, duke u bazuar në misionin dhe detyrat e institucionit të FSK-së, shprehi gatishmërinë e pjesëtarëve të FSK-së në mbështetje të qytetarëve të vendit: ,

Ndërsa, drejtoresha e Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, Bukurije Zhubi vlerësoi lart interesimin e shumë qytetarëve dhe sidomos të pjesëtarëve të dy institucioneve të sigurisë, FSK-së dhe Policisë së Kosovës, të cilët çdoherë u janë përgjigjur pa hezitim kërkesave për dhurimin e gjakut.

Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Kompaninë e Mjekësisë dhe Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut , dy herë në vit organizon aktivitetin humanitar të dhurimit të gjakut, ku me vullnetin e mirë dhe gatishmërinë që tregojnë pjesëtarët e FSK-së arrijnë që të grumbullojë mbi 1000 doza gjak, të cilat i dhurohen Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për nevojat e pacientëve në spitalet tona.