Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë pas marrjes se informatës se në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘’Wudy’’ dyshohet për prani të bakteries, ka urdhëruar tërheqjen e këtij produkti nga tregu.

Sipas AUV, nga mëngjesi ka filluar gjurmueshmërinë për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues, njofton Klan Kosova.

“Gjithmonë bazuar në lajmërimin që është dhënë me numrat lloteve dhe datës se skadencës. Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e sigurua nga importuesi-distributori për Kosovë. Është gjetur se disa nga lotët e përfshira në incident gjenden në Kosovë”.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes trupave të kontrollit isnpektues ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha llojeve të brendit ‘’Ëudy’’ ( sallam, virshlle) . Kjo me qellim parandalimin e konsumimit nga konsumatorët dhe mos shkaktim hutimi gjatë blerjes. Krijimin e kushteve për hulumtim verifikim të rastit me të lehtë, gjithmonë duke mbajtur konsumatorin të mbrojtur. Urdhëri për tërheqje të tërësishme të gjitha produkteve nga ky brend vlenë deri në një vendim tjetër”.

“Kosova nuk ka pranuar ende lajmërimin nga sitetmi RASSF por mbi bazën e dyshimit të ngritur, kemi zhvilluar hulumtim të shpejtë dhe kemi arritur të identifikojmë prezencën e disa lotëve të këtij prodhim në vendin ton. Menjëherë ka pasur ndalesa për tregtim”.

“Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë! Nëse i gjeni në shitje lajmëroni autoritetin”.