Lokale - eSIMy

Universiteti i Pittsburgut në SHBA ka bërë një postim për ish-studenten e saj, Vjosa Osmani.

Osmani ka qenë studente në këtë universitet si dhe mësimdhënëse.

“E diplomuara në Universitetin e Pittsburgut dega e Juridikut, Vjosa Osmani është zgjedhur së fundi Kryeparlamentare në Kosovë. Ajo është gruaja e parë që mbanë këtë pozitë dhe deputetja më e re që drejton këtë institucion. Vjosa vazhdon të demonstrojë aftësi të forta në udhëheqje dhe sukses në promovimin e një të ardhme më të mirë për Kosovën”, thuhet në një postim të faqes zyrtare të Universitetit të Pittsburgut në Facebook.

Universiteti i Pittsburgut është një ndër institucionet arsimore më prestigjioze në botë.

Vjosa Osmani, kishte qenë në të kaluarën pjesë e stafit të këtij universiteti, si profesoreshë e lëndës “State-building and the Laë(Shtetndërtimi dhe ligji)”.

Pitt Law alumna Vjosa Osmani (LL.M. ’05 and S.J.D. ’15) was recently elected Speaker of the Kosovo Parliament. She is…

Gepostet von University of Pittsburgh School of Law am Sonntag, 9. Februar 2020