Juventusi është i gatshëm ta shet Paulo Dybalan në afatin kalimtar veror.
Skuadra italiane po heq dorë nga ylli argjentinas, gjersa Manchester Unitedi dëshiron ta transferojë atë në verë.
Sipas Calciomercatos, Juventusi është duke kërkuar rreth 120 milionë euro nga shitja Dybalas, ndërsa Djajtë e Kuq kanë ofruar 100 milionë.
Skuadra angleze është në dijeni se torinasit nuk e duan më argjentinasin në skuadër, andaj po mendojnë që në verë ta marrin një shumë të majme.
Manchester Unitedi thuhet se ka filluar bisedimet edhe me agjentin e Dybalas, ndërsa marrëveshja mund të kompletohet në muajin korrik ose gusht. /Telegrafi/