Manchester Unitedi ka tentuar për herën e dytë ta transferojë Ivan Rakiticin nga Barcelona, bëjnë të ditura mediat në Spanjë.

Ole Gunnar Solskjaer është duke shpresuar që në këtë verë ta ndryshojë mesfushën, pasi Ander Herrera po i bashkohet Paris Saint-Germainit dhe me Paul Pogban që ka një të ardhme të paqartë.

Sport raporton se skuadra katalunase ishte kontaktuar tri javë më herët nga Djajtë e Kuq për mesfushorin kroat, por as ata ende nuk e kanë sqaruar të ardhmen e tij.

Mësohet se tani bordi i Blaugranëve janë të gatshëm ta shesin 31-vjeçarin, mirëpo kërkojnë 50 milionë euro nga shërbimet e tij. Unitedi thuhet se tashmë ka ofruar 35 milionë euro për kartonin e Rakiticit, po katalunasit nuk duan të heqin dorë nga shuma e lartpërmendur.

Lt
Kroati ka qenë padyshim njëri prej mesfushorëve më të mirë te Barcelona që kur u transferua në vitin 2014, ndërsa ka fituar katër tituj të La Ligas dhe një Ligë të Kampionëve.

Mesfushori ka bërë 104 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat, derisa kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/