Lokale - eSIMy

Sipas Institutit Hidrometeorologjik gjatë dy ditëve në vijim 2 dhe 3 shtator moti do të mbaj i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesën e parë të ditës së premte.

Kurse ditën e shtunë moti do të jetë me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.Të kujtojmë se sot me dt 1.09.2022 ka filluar stina e vjeshtës Meteorologjike dhe ndryshimet e lehta në të gjitha elementet meteorologjike vetëm se po vërehen, si në reshje, ashtu edhe në ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, thuhet në njoftim.