Gazetarja ukrainase që po qëndron në Kosovë, Daria Mescheriakova, thotë se Ukraina është pranë si kurrë më parë ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas saj, koha më e përshtatshme për njohje do të ishte kur Kosova të merr statusin kandidat për Këshillin e Evropës.
Mescheriakova, vendi i së cilës po përballet me agresionin ushtarak rus që nga 24 shkurti, thotë se fitorja e Ukrainës do të shënojë edhe fundin e ndikimit rus.
“Në të vërtetë nuk do të thotë se kjo do të thotë diçka, dhe do të çojë në diçka. Kemi një situatë shumë të vështirë me Kosovën, dhe kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, presidenti ynë i atëhershëm Viktor Yushchenko, ai kishte shumë frikë nga lëvizjet mbështetëse në Krime. Por unë mendoj se nuk ishte e vërtetë, asgjë nuk do të ndodhte me Krimenë, por ai kishte frikë se po, ndërsa presidenti Yanukovych ishte plotësisht pro-rus dhe ishte e pamundur të njihej Kosova – absolutisht jo. Pastaj shpërtheu lufta, lufta e parë, kur Rusia na pushtoi dhe ata morën Krimenë dhe pushtuan Donbass-in, kështu që nuk ishte e mundur, ndërsa me këtë luftë, me Zelensky-n nuk është gjithashtu e mundur, por mendoj se tani jemi më afër se kurrë ta njohim Kosovën vetëm sepse, së pari, ne nuk jemi në anën ruse, së dyti se do t’i bashkohemi qytetërimit, dhe e treta, mendoj se momenti më i mirë për ne që ta njohim Kosovën, është ose kur të përfundojë lufta, por do të zgjasë pak, ose kur Kosovës do t’i jepet statusi i kandidatit, atëherë mendoj se do të ndodhë para se të përfundojë lufta, dhe mendoj se atëherë do ta njohim Kosovën”, tha ajo për KP.






