Ujësjellësi rajonal Prishtina ka reaguar pas raportimit të Llapi.info, ku në pamjet e siguruara nga portali, shihej se uji ka qenë tejet i turbullt, shkruan tutje Llapi.info.

Në një reagim për medie, K.R.U Prishtina thekson se uji me turbullirë ka ardhur pas një defekti të një gypi. Mirëpo, KRU Prishtina nuk ka dhënë as edhe një paralajmërim se uji do të vijë në atë gjendje.

Madje, siç citohet edhe në komunikatë, uji në atë gjendje ka qenë për 5-10 minuta, gjë të cilën e kanë demantuar qytetarët llapjanë. Ata kanë theksuar për Llapi.info se uji në gjendje të turbullt ka qenë për gati rreth 30-40 minuta.

Më poshtë reagimi i plotë:                                                                  

 Te nderuar qytetar – konsumator ne qytetin Podujeve, zona qe furnizohet nga SP Peran. Siç jeni informuar, edhe nga mungesa e ujit, ditën e djeshme kemi pasur një shpërthim te linjës Ø 250 mm, qe furnizohet nga SP Peran. Duke qene se defekti ishte shume i madh, ku u detyruam një pjese te linjës ta ndërrojmë, rrjedhimisht edhe mungesa e ujit ishte për kohe te gjate, gjate defekteve por edhe mungesa e gjate e ujit, bene qe kur te rikthehet furnizimi me ujë shpërlan mbetjet qe kane hyre gjate kohës se defektit dhe uji ne dukje mund te vije me turbullire momentale, ashtu siç ndodhe rëndom. Postim i nxjerrë nga portali Llapi.info, tregon ujin qe është me turbullire e cila zakonisht zgjate shume pak, por jo me shume se 5-10 minuta. Ju sigurojmë qe uji është i kontrolluar dhe monitoruar 24 ore, dhe ajo turbullire ka qene momentale. Do te ishte me e ndershme qe portali ne fjale, te drejtohej fillimisht te ne, e te mos bëhen postime sa për klikime, me tendenca te ulëta, vetëm sa për te ndjellë frike te panevojshme te qytetarët.