Përmes një komunikate për media “KRU Prishtina” kanë bërë thirrje për shpenzim racional të ujitë të pijshëm si rezultat i temperaturave të larta që po mbretërojnë në vend.
Nga kompania thonë se në të gjitha pikat në kryeqytet janë duke trajtuar ujë me kapacitet maksimal, derisa thekson se si shkak i temperaturave të larta edhe kërkesa për ujë është jashtëzakonisht e madhe e rrjedhimisht edhe keqpërdorimi.
Si rezultat i një situate të tillë nga KRU Prishtina thonë se në disa pika të larta ka mungesë të ujit:
Njoftimi i plotë:
Sot, si gjithnjë, kërkojmë shpenzim racional të ujit të pijshëm. Të ua mundësojmë secilit konsumator të ketë furnizim me ujë, në këtë kohë me temperatura mjaft të larta. Kontribuo në përdorim të drejt të ujit të pijshëm!
Në çdo pikë trajtimi , në të gjitha qytetet, po trajtojmë ujë me kapacitet maksimal.
Pavarësisht kapacitetit maksimal në trajtim dhe shpërndarje ,temperaturat e larta po shoqërohen me kërkesë jashtëzakonisht të madhe për ujë, rrjedhimisht edhe keqpërdorime të larta.
Kjo është arsyeja pse disa pika të larta të furnizimit kanë mungesë të ujit të pijshëm, ani pse ne po bëjmë çmos që të ketë shpërndarje të barabartë.