Kompania e Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina ” ka njoftuar se për tre muaj janë realizuar mbi 470 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi 2500 konsumatorë borxhlinj si dhe janë dërguar te përmbaruesit privat rreth 1000 lëndë të konsumatorëve.

Për këtë aksion ujësjellësi i kryeqytetit njofton se ka angazhuar 50 ekipe të shkyçjes.

Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” si: Prishtina, Fushë – Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.

Bëhet e ditur se aksioni që ka nisur më 25 janar do të vazhdojë deri në fund të vitit, kurse borxhi total i konsumatorëve ndaj kësaj kompanie është rreth 50 milion euro.