Zyra Kombëtare e Auditorit ka publikuar të gjeturat për ministrinë e Punëve të Jashtme.
Auditori në ministrinë e udhëhequr nga Behgjet Pacolli ka gjetur parregullsi të mëdha në shpenzimet e udhëtimeve zyrtare, shkruan lajmi.net.
ZKA ka sqaruar Udhëzimit Administrativ Nr. MSHP 2004/07 për Shpenzimet e Udhëtimeve Zyrtare, shpenzimet e mjeteve të marrura avanc, duhet të arsyetohen në afat prej 15 ditësh pas kthimit nga udhëtimi. Rregulli i njëjtë vlen edhe për shpenzimet e realizuara përmes kredit kartelave.
Mirëpo ky udhëzim administrative nuk ishte reskpektuar nga zyrtarët e MPJ-së.
Auditori ka vërejtur se shpenzimet e realizuara gjatë vitit 2018 përmes kredit kartelave në vlerë 67 mijë e 959 eurosh nuk janë arsyetuar sipas kërkesave.
Kjo dukuri e ka rritur vlerën e avanceve të pa asrsyetuara në pasqyrën vjetore financiare.
Mirëpo kjo nuk është e tëra. Auditori ka identifikuar një rast ku avanci për udhëtim zyrtar në vlerë 6 mijë eurosh i tërhequr në fund të vitit 2017, nuk ishte arsyetuar fare e madje ky avanc nuk ishte paraqitur fare në pasqyrën financiare vjetore të vitit 2018.
Një gjë e tillë është rregulluar vetëm pas pranimit të draftraportit të auditimit.
“Pas pranimit të draftraportit të auditimit, janë mbyllur/arsyetuar shpenzimet me kredit kartela në vlerë 39,087€. Veç kësaj, 5,600€ tjera, në pamundësi të arsyetimit të shpenzimeve, janë kthyer para të gatshme nga shfrytëzuesi i kredit kartelës. Gjithashtu, edhe mjetet nga avanci i vitit 2017 prej 6,000€ janë kthyer, dhe të njëjtat janë në procedurë të regjistrimit në Thesar”, thuhet nga Auditori.
Sipas ZKA-së, mos arsyetimi i shpenzimeve të udhëtimeve dhe mos-mbyllja e avanseve, rritë rrezikun që paratë publike të jenë përdorur në kundërshtim me qëllimet e synuara dhe me rregullat e aplikueshme.
Ministri, sipas Auditorit duhet të siguroj se në të gjitha rastet kur zyrtarët nuk i kanë arsyetuar shpenzimet e udhëtimit në pajtim me rregullat, shumat e pa arsyetara t’u ndalen nga pagat.
Kjo sipas tyre do të ndikoj në rritjen e përgjegjësisë së stafit në kryerjen e obligimeve ligjore për arsyetimin e shpenzimeve dhe mbylljen e avanseve, në pajtim me rregullat në fuqi.