Deklarata e zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi pas kthimit nga bisedimet në Bruksel, për hapjen e arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngjalli reagime në krejt Kosovën.
Në fakt, më së shumti paqartësi kanë vetë ish ushtarët e UÇK-së që thonë se arkiva e përmendur nga zv.kryeministri për integrim evropian, zhvillim e dialog, nuk ekziston.
Se të gjitha ndodhitë e luftës në anën kosovare u bënë publike është i sigurt dikush që punoi në shërbimin informativ të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në Likoc të Skenderajt. Njëjtë mendojnë edhe në organizatën e veteranëve të luftës në Skenderaj.
Ish ushtarët e zonës së Drenicës thanë se atëbotë as që u ra ndërmend të krijojnë dokumente e dosje.






