Një vjedhje e rëndë kishte ndodhur muajin e kaluar në Podujevë.
Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe argjendi dhe katër armë zjarri.
“Podujevë/ 06.05.2026-08:00-17:00. Me 02.06.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur nga shtëpia e tij i kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe argjendi dhe katër armë zjarri (dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe një armë gjysmë-automatike) për të cilat kishte leje përkatëse”.
Gjatë ekzaminimit të rastit i janë gjetur disa stoli ari të cilat i janë kthyer pronarit. Rasti po vazhdon te trajtohet nga ekipet relevante.





