Lokale - eSIMy

Vetura ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo u nxor nga aty, por jo nga pronari.

Kombibusin e Gëzim Kabashit e morën hajnat. Për ta kryer veprën me gjasë nuk hoqën shumë.

Makina shfrytëzohej nga Gëzimi dhe katër vëllezërit e tij, njofton Klan Kosova.

Në mëngjes, këta dëgjuan zhurmën e vjedhjes. Por, nuk u shkoi mendja se mund të ishin cak i hajnave.