Krahas problemit të pandemisë, qytetarët e Kosovës, muajt e fundit u përballen edhe me probleme jo të vogla politike.
Këto kryesisht ndodhën shkaku i një ideje që së pari ishte përmendur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ajo që herë u quajt korrigjim i kufijve e herë shkëmbim i territoreve, shkruan Gazeta Infokus.
Por, kjo çështje u riaktualizua kur në krye të Qeverisë erdhi Albin Kurti, i cili tha që kjo ide ende është gjallë dhe se po tentohet të bëhet, e të cilën e kundërshtoi fuqishëm.
Megjithatë, nga shumë politikanë kjo u quajt edhe si një paranojë e Kurtit e që për të cilën u tha që nuk a asnjë fakt.
E rreth idesë së shkëmbit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, disa herë ka folur edhe i dërguar i presidentit amerikan, Richard Grenell.
Para tre muajve Grenell në një prononcimi për T7 kishte thënë se kurrë në praninë e tij nuk është ngritur kjo çështje, shkruan Gazeta Infokus.
“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Tëitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme” kishte thënë ai.
Megjithatë në një intervistë tjetër për Fox Neës, Grenell, ka thënë që ideja e shkëmbimit të territoreve në mes të Serbisë dhe Kosovës, ishte ish këshilltarit për Siguri Kombëtar, John Bolton, i cili u shkarkua nga i pari i Amerikës, Donald Trump.
“Unë jam duke luftuar vazhdimisht me thashethemet për shkëmimet territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe kjo nuk është politikë e Trump, por kur gërmoni më thellë, të dyja palët thonë: ‘Epo, kjo është ajo që ka thënë John Bolton’. Dhe kështu unë po luftoj me të gjitha thashethemet që vazhduan sepse Bolton po ndiqte politikën e tij dhe jo politikën e Presidentit Trump”, tha Grenell në një intervistë në Fox Neës.
Kujtojmë që me 27 qershor pas një kohë të gjatë rifillon dialogu Kosovë-Serbi, për të cilin liderë politikë nga Prishtina e Beogradi do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë.
Për këtë gjë ka njoftuar vet Richard Grenell, derisa nëpër mediat amerikane është thënë që pjesë e këtyre negociatave do të jetë edhe njeriu më i fuqishëm në botë, Donald Trump.






