Një rast i pazakontë është zbuluar në Podujevë, ku një i ri dyshohet se është prezantuar rrejshëm si zyrtar dhe ka ndaluar vetura në rrugë, duke i publikuar më pas pamjet në rrjetet sociale, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Ngjarja lidhet me 04.04.2026, rreth orës 20:10, në Grykën e Llapit, përmes informacioneve operative është zbuluar se disa muaj më parë persona me jelek reflektues, pa shenja zyrtare policore, kishin ndaluar vetura në rrugën magjistrale Podujevë–Prishtinë, duke u prezantuar si zyrtarë.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari dyshohet se i ka publikuar veprimet e tij edhe në platformën TikTok.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Prezantim si person zyrtar”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet janë në vazhdim.






