Lajmet e rreme kanë prekur edhe emrin e këngëtarit Sabri Fejzullahu.

Artisti i njohur shqiptar u shpall i vdekur disa herë kohëve të fundit duke shqetësuar familjarët, miqtë e tij por edhe fansat e shumtë.

Përmes një video në rrjete sociale, Sabri Fejzullahu ka reaguar duke treguar se është shëndoshë e mirë dhe duke falenderuar të gjithë ata që u shqetësuan për shëndetin e tij.

“Është hera e katërt që brenda tre muajve që po shkruhet në portale që kam vdekur, unë jam gjallë, jam shëndosh e mirë, punoj pa u ndal”, ka thënë këngëtari.

Ky adresim është mirëpritur nga fansat e tij duke i uruar jetë të gjatë e shumë shëndet.