Ishte mesdita e së hënës, ku në marketin “Interex”, në qendër të Podujevës, ndodhi në vrasje e rëndë.

Vrasja – motivet e së cilës ende nuk dihen – ndodhi nga një person, që sipas dyshimeve të para është 15 vjeçar, por i paidentifikuar ende nga Policia.

Në pamjet e siguruara nga ekipet policore të kamerave të sigurisë, kapet momenti kur i riu nxjerr armën nga brezi dhe shtie me të ndaj viktimës Valmir Breznica – 30 vjeçar dhe gruas së tij.

Llapi.info merr vesh se i dyshuari ka shtënë vetëm një plumb ndaj viktimës, ku plumbi e ka kapur në sy, duke i shkaktuar plagë shpuese mbrapa kokës.

Derisa, një plumb tjetër u shti ndaj gruas së viktimës, duke e goditur në stomak – ani se ajo ishte duke ikur nga paniku i goditjes së burrit.

Gjendja shëndetësore e gruas konsiderohet e rëndë, derisa ekipet mjekësore të Emergjencës në Podujevë, konstatuan vdekjen e Valmir Breznicës në vendngjarje.

Ekipe hetuese, në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personave që kryen këtë krim që tronditi Podujevën.