Një person nga Peja ka ndërruar jetë dje, si pasojë e plagëve të marra nga një armë e zjarrit.
Burime të IndeksOnline pohojnë se bëhet fjalë për viktimën Valmir Berisha, nga fshati Ruhot.
Berisha dyshohet të ketë tentuar vetëvrasjen pranë varrezave të Marecit, teksa ndërroi jetë në spital, pasi nuk iu bëri ballë plagëve të marra.
Vdekja e tij u konfirmua edhe nga shefi i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla.
“Në Emergjencë ka ardhur një person me plagë nga arma e zjarrit. Personi ishte i lindur në vitin 1996 dhe, përkundër masave që kemi ndërmarrë, ai nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orën 18:20”, ka deklaruar Syla.







