Një person është arrestuar nën dyshimin për pengim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Kjo pasi që i njëjti po dyshohet që dy natë më parë ishte përfshirë në një aksident trafiku me lëndime dhe kishte penguar ekipin mjekësor që kishte dalë në vendin e ngjarjes.Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.
Policia ka njoftuar që pas marrjes së informacionit për aksident trafiku me lëndime, ekipet policore, ekipi mjekësor kishin dalë në vendin e ngjarjes.I dyshuari sipas policisë kishte filluar që të incizoj me telefon dhe po ashtu kishte filluar që të fyej e ofendoj zyrtarët që ishin në vend ngjarje.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.Me vendim të këtij të fundit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.






