Lokale - eSIMy

Punimet për ndërtimin e magjistrales Podujevë-Prishtinë, nisën para gjashtë vitesh, por që ende nuk kanë përfunduar. 

Qytetarët shprehen të mllefosur më gjendjen e kësaj rruge, derisa komuna nuk ka treguar se kur do të përfundojë ky aks rrugor.

Mujë Musliu, i cili banon afër kësaj magjistrale thotë së mos përfundimi i kësaj rrugë po ia rrezikon jetën banorëve.

Ai thotë se për shkak të gjendjes së rrugës ndodhin aksidente edhe me fatalitet.

E si pasojë e mospërfundimit të punimeve po krijohet rrëmujë në trafik, duke vështirësuar qarkullimin qytetarëve që udhëtojnë çdo ditë në këtë magjistrale.

E kryetari i Podujevës, Shpejtim Bolliqi në një përgjigje për Tëvë 1 ka thënë se kjo çështje është projekti i Ministrisë dhe jo i tyre.

“ Pyete ministrin sepse kjo është projekt i tyre e jo i komunës”, ka thënë ai.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje në Ministrin e Infrastrukturës, por që nga e hëna nuk ka marrë përgjigje në lidhje me këtë temë.

Derisa ministri i këtij dikaster, Liburn Aliu kishte premtuar që kjo magjistrale do të përfundonte në vitin e kaluar, por një gjë e tillë nuk ndodhi.