Albin Kurti po paralajmëron masa të frikshme ndaj atyre që po shkelin të drejtat e punëtorëve.

Kërcënimin e parë ia ka bërë një ish-politikani i cili është pronar biznesesh të marketeve.

Këto komente Kurti i ka bërë teksa ka takuar sot Amar Pushkën, për të cilin është raportuar se është larguar nga kompania e Ramiz Kelmendit vetëm pse ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Amar Pushka është i papunë por i panënshtruar ndaj pronarit që vendosi ta mbështesë regjimin e vjetër. Shkeljes së të drejtave të punëtoreve nga punëmarrësit shpejt do t’i vijë fundi”, ka paralajmëruar Kurti duke publikuar foto bashkë me ish-punëtorin e ETC’së.

Në anën tjetër, Ramiz Kelmendi, ka mohuar se dikujt në kompaninë e tij i shkelen të drejtat. Ka thënë se nuk e njeh Amar Pushkën.

Ai ka thënë se askush në kompaninë e tij s’ka qenë i detyruar të votojë për asnjë prej partive që kanë garuar në zgjedhje.

Megjithëkëtë, kandidati për Kryeministër, Albin Kurti ka thënë se shpejt do t’iu vijë fundi shkeljeve të të drejtave të punëtorëve.

“Me punëtorë që e ngrisin zërin për të drejtat e tyre, sikurse Amar Pushka, do të fuqizojmë sindikatat, do ta zvogëlojmë pabarazinë e do ta luftojmë varfërinë. Amari nuk është vetëm. Ai ka një Lëvizje të tërë prapa”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit: