Lokale - eSIMy

Tre persona janë arrestuar në rrugën”Zahir Pajaziti”, në Podujevë, pasi që janë zënë në lloj të drogës marihuanë, raporton Llapi.info.

Siç njofton policia, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i Policisë:

• Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 23.03.2022 – 20:15. Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substanca narkotike të llojit Marihuanë, me peshë totale 38.59 gram. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.