Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës né lagjen “8 Shkurti” në Fier. Në tentativë për të vjedhur një i ri rreth të 40- ave, i paidentifikuar ende, ka humbur jetën pasi gjyma e trupit i ka ngecur në dritare.
Sipas vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij.
Ai tregon se fqinji që përkujseset për banesën e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.
I riu , është dërguar në morgun e Fierit ndërsa nuk ështé identifikuar ende.







