Zjarret nuk janë vrasësit e vetëm të kafshëve në Australi! Në masakrën e fundit ndaj kafshëve në vend, mbi 10 mijë deve do të shfarosen për shkak se “konsumojnë shumë ujë”.
Njoftimi se devetë e egra do të vriten nga qitës profesionistë që do të hapin zjarr nga helikopterët, shkaktoi reagime të mëdha në opinionin publik ndërkombëtar.
Ne lidhje me këtë ngjarje tronditëse ka reaguar edhe Partia qeverisëse e Turqisë “Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit” (AKP).
Zëdhënësi i AKP-së Ömer Çelik përmes një postimit ne rrjetin-social twitter kërkoi nga qeveria australiane që të gjente një rrugë alternative për të rehabilituar çështjen e deveve.
Ai vuri në dukje se vrasja e deveve do të ndikonte në moralin publik pas vdekjes së mbi një miliard kafshëve në zjarret shkatërruese që kanë kapluar vendin.
“Australia mund të përdorë burimet e nevojshme për të evituar vrasjen e deveve duke gjetur një alternative që do të lejojë që devetë të jetojnë,” tha Çelik.
Çelik tha se çdo ndërhyrje radikale e njeriut mbi natyrën shkakton vuajtje të mëdha. Ai shtoi se një zgjidhje humane do të mbronte trashëgiminë natyrore të kontinentit.
“Të mendosh që vrasja e mijëra deve do të rivendoste ekuilibrin natyror dhe do të mbronte burimet ujore, nuk mund të jetë një qasje humane. As nuk do ta mbrojë natyrën,” shtoi Çelik.
Deklarata e zëdhënësit gjithashtu përcolli ngushëllime për vendin që u kaplua nga zjarret për katër muajt e fundit.
Në anën tjetër opinioni publik në Turqi kërkon që devetë që janë planifikuar të mbyten në mënyrë çnjerëzorë, të theren dhe te dërgohen në vendet e varfra në Afrike, madje për këtë mund të luaj rol edhe shteti i Turqisë. /gazetaere.com/






