Lokale - eSIMy

Turqia ka regjistruar 217 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, numri më i lartë deri më tani në një ditë në këtë vend.

Këtë e ka konfirmuar ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca të mërkurën.

Tani numri i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 15,531.

Kurse me 31,712 raste të reja tashmë numri i të prekurve me koronavirus shkon në mbi 1.5 milion, raporton Reuters.