Lokale - eSIMy

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Turqia është furnizuesi i tretë më i madh i ndihmës mjekësore në të gjithë botën në kohën e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Çavuşoğlu gjithashtu gjithashtu tha se vendi i tij siguron sasinë më të madhe të ndihmave humanitare në botë.

Në Twitter, Çavuşoğlu shpërndau një mesazh me hashtage Turqia e Fuqishme (#StrongTurkey) dhe Politika e Jashtme Humanitare (#HumanitarianForeignPolicy), duke cituar fjalët e dijetarit të shekullit XIII, Jalaluddin Rumi, të cilat ishin shtypur në kutitë e ndihmave mjekësore që u dërguan në SHBA: “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”.

Në mesazhin e tij, ai përfshiu një foto të aeroplanit të ndihmës mjekësore nga Turqia, duke thënë: “Përveç sigurimit të sasisë më të madhe të ndihmave humanitare në botë, Turqia është furnizuesi i tretë më i madh i ndihmës mjekësore në të gjithë botën gjatë përhapjes të koronavirusit”.

Një aeroplan ushtarak turk që transportonte pajisje mjekësore ateroi dje në SHBA për të mbështetur luftën e vendit kundër pandemisë së koronavirusit, pasi SHBA raportoi mbi 1 milion raste të konfirmuara.

Të përgatitura nën udhëzimet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe nga Ministria turke e Mbrojtjes, ndihma mjekësore përfshinte 500 mijë maska kirurgjikale, 4 mijë kominoshe mbrojtëse, 2 mijë litra dezinfektues, 1.500 syze mjekësore, 400 maska të tipit N-95 dhe 500 mbrojtëse të fytyrës.

Turqia ka dërguar gjithashtu ndihmë mjekësore në Spanjë, Itali, Britani të Madhe, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Serbi, Libi dhe Somali.