Në Durrës, këtë korrik, turistët po harxhojnë për një ditë pushimi rreth 50 euro.

Të pyetur nga Euronews Albania, disa prej tyre thonë se çmimet janë shtrenjtuar këtë vit, edhe pse janë përpjekur të gjejnë plazhet më të lira në gjithë bregdetin.

“Pushimet shkojnë 500 mijë lekë për 10 ditë. Në ditë shpenzoj 30, 40 deri në 50 mijë. 100 euro dy vetë. Ne jemi pensionistë, matemi me pensionin që kemi dhe vlerësohet sesa mund të jetosh”, shprehen ata.

Me çmimet që po hasin, ata thonë se kanë shkurtuar ditët e qëndrimit.

“Në Durrës janë shumë shtrenjtë të gjitha çmimet. Plazhi nuk ka kushte për pushuesit. Kemi qëndruar 10 ditë, por tani 4-5 ditë, më shumë jo.

Vija bregdetare e Durrësit është zona më e populluar e plazheve shqiptare, e cila frekuentohet më së shumti me turistë nga vendi e Kosova, sidomos në fundjavë.