Trupat ruse kanë ngjyrosur automjetet e tyre sulmuese me ‘shirita pushtimi’ ndërsa Vladimir Putin vazhdon të grumbullojë trupa në kufirin ukrainas mes frikës se ai mund të përpiqet të pushtojë vendin.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, një vëzhgues në rajonin e Astrakhan të Rusisë, 350 milje nga kufiri, filmoi një kolonë të pajisjeve të blinduar rusë BTR 80 me “kryqe të bardha” në pjesën e sipërme të automjeteve.

Siç vë në pah mediumi britanik, “shirita” të ngjashme u pikturuan në tanket e Ushtrisë Sovjetike gjatë pushtimit të Çekosllovakisë në vitin 1968 për të ndihmuar forcat e Moskës të identifikonin “mikun nga armikun”, sepse forcat çeke përdorën të njëjtat tanke.

Ato gjithashtu u shfaqën në disa automjete ruse gjatë Luftës së Ftohtë.

Siç shkruan më tej mediumi britanik, Putini ka mobilizuar forcat e tij në kufirin e Ukrainës për javë të tëra dhe tani mendohet të ketë rreth 80,000 trupa ruse atje të mbështetura nga qindra automjete dhe tanke, me një raport të qeverisë ukrainase të dalë se 30,000 të tjerë mund të jenë në rrugë për të arritur gjithashtu.

Raporti, i parë nga Daily Mail, bazohet në përgjime të inteligjencës dhe fotografi satelitore ndërsa trupat dhe pajisjet kalojnë qindra milje nëpër Rusi për tu grumbulluar rreth fqinjit të saj.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes i Ukrainës paralajmëroi një takim të liderëve të NATO-s dje dhe tha se Rusia mund të përgatitej për të lëvizur “kokat bërthamore” në Krime – gadishullin e Detit të Zi që ajo kapi nga Ukraina në 2014 – një veprim jashtëzakonisht provokues që do ta tërhiqte rajonin më afër luftës së gjithanshme.
Kjo vjen pavarësisht thirrjeve të Joe Biden në drejtim të Putinit për ‘de-përshkallëzimin’ e situatës së bashku me një ofertë të një samiti midis palëve.