Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se gjatë samitit të G7-ës, presidenti Donald Trump nuk ka dhënë asnjë shenjë se Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, raporton BBC.

“Nuk pati asgjë nga presidenti që të sugjeronte se është gati të përfshihet në këtë konflikt. Përkundrazi, deklarata e G7-ës ishte në frymën e de-përshkallëzimit,” është shprehur Starmer, pas largimit të hershëm të Trump nga samiti i grupit në Kanada.