Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke bërë një deklaratë të fortë për kapacitetet ajrore amerikane mbi Iranin.

“Tani kemi kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin”, ka shkruar Trump në postimin e tij.

Ai shtoi se pavarësisht se Irani është i pajisur me teknologji të avancuar për mbrojtje ajrore, nuk mund të krahasohet me fuqinë teknologjike amerikane.

“Irani kishte gjurmues të mirë qielli dhe pajisje të tjera mbrojtëse, dhe me bollëk, por nuk krahasohet me ‘gjërat’ e konceptuara dhe të prodhuara nga Amerika. Askush nuk e bën më mirë se SHBA-ja e vjetër e mirë”, theksoi ai.