Screenshot
Lokale - eSIMy

Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se i biri ka goditur me sëpatë babanë e tij.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, tha se i lënduari është duke u trajtuar, dhe i njëjti ka lëndime serioze.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për sigurim, pas trajtimit në QMF është udhëzu për në Pejë, është edhe prokurorja e shtetit që ka kontaktu viktimën aty, dhe është njoftuar me lëndimet.

Është urdhëruar rasti të trajtohet sektori i hetimeve rajonale, krimet serioze. Nuk ka ende person të arrestuar”, tha ai. /klankosova