Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Turqi, ku një person është futur me armë zjarri në objektin e një shkolle fillore në qytetin e Urfas.
Sipas mediave turke, personi i dyshuari cili ka shtënë me armë zjarri në ambientet e shkollës i përket moshës 17-18 vjeçare, ndërsa ka plagosur rreth 16 persona, transmeton Klankosova.tv
Prezent në vendin e ngjarjes janë njësitet special të policisë turke si dhe ambulanca të cilët janë duke dhuruar ndihmën e parë.
Në pamjet e publikuara nga mediat turke, shihen nxënësit cilët vrapojnë jashtë shkollës nga paniku ndërsa, raportohet se I dyshuari pas kryerjes së aktit ka bërë vetëvrasje.






